Lajçak e quan të frytshëm takimin me Thaçin: Kosova ka nevojë për marrëveshje gjithëpërfshirëse

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar sot me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Lajme

14/10/2020 12:53

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij treditore në Kosovë, sot është takuar me presidentin Hashim Thaçi, raporton lajmi.net.

Pas këtij takimi, Lajçak nuk ka pranuar që të flas para medieve, por ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për të komunikuar me publikun.

Ai në profilin zyrtar ka shkruar se, takimi me Thaçin ka qenë i frytshëm dhe se janë dakorduar që Kosova ka nevojë për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe: 

Thaçi pas takimit me Lajçakun: Ka ardhur koha që BE ta vë në tavolinë njohjen reciproke

“Kisha një takim të mirë dhe jashtëzakonisht të frytshëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U dakorduam që Kosova ka nevojë për dialog dhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak.

Theksojmë se kjo është dita e dytë e vizitës së emisarit Lajçak në Kosovë.

Pas Kosovës, ai do  ta vizitojë edhe Serbinë dhe se arsyeja e kësaj vizite është zhbllokimi i procesit të dialogut në mes të dy vendeve. /Lajmi.net/