Lahm: Spanja më e fortë se Gjermania

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm ka thënë se kombëtarja e tij ende nuk ka arritur në nivelin e Spanjës, pavarësisht triumfit në Kupën e Botës Brazil 2014.

Sport

03/09/2014 17:14

Lahm beson se skuadra e tij ka ende punë për të bërë para se të arrijë në nivelin e Spanjës.

“Unë nuk mendoj se njerëzit tashmë duhet të në krahasojnë me Spanjën. Ata kanë fituar tre titujë radhazi”.

“Vetëm kur Gjermania do të arrijë diçka të tillë atëherë mund të themi se ne jemi favorit”.

“Për mendimin tim, Spanja është skuadra më e fortë për momentin dhe gjithashtu do të jetë favorite në Euro 2016”, ishin fjalët e Lahm të thëna për Sport Bild.