Lahm: Reali favorit për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Bayern Munich, Philipp Lahm ka thënë se skuadra e Real Madridit është favorite për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve edhe në këtë sezon.

Sport

15/09/2014 10:11

Reali triumfoi gjatë sezonit të kaluar në këtë garë, duke mposhtur Atletico Madridin në finale dhe duke fituar La Deciman.

“Skuadra e Realit është forcuar shumë. Ata e kanë perfeksionuar skuadrën e tyre me shumë para”.

“Real Madridi padyshim që është favorit. Sidoqoftë, unë dua ta fitoj këtë trofe përsëri. Pavarësisht me këtë skuadër që kemi tani, apo edhe pas tre viteve, unë e dua këtë trofe”, tha Lahm për Kicker.

Bayerni e fillon aventurën përe sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me ndeshjen kundër Manchester Cityt e cila zhvillohet të mërkurën.