Lahm: Kjo është arsyeja e eliminimit

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka thënë se skuadra e tij u eliminua për faj të humbjes 3:0 në Camp Nou.

Sport

12/05/2015 23:12

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka fajësuar humbjen 3:0 në Camp Nou nga Barcelona, për eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez fitoi 3:2 në Allianz Arena, por katalanët kaluan në finalen e Berlinit.

“Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm sonte. Ne besuam në mrekulli, por nuk ia dolëm”, deklaroi Lahm.

“Është e pamundur të ndalen ata futbollistë për 90 minutat e plotë. Ne nuk u eliminuam sonte, por në ndeshjen e parë”, u shpreh ai.