Lady Gaga zhvishet në skenën e koncertit në New York

Lady Gaga ka shkuar një hap më tutje me paturpësitë e saja, pasiqë në skenën e koncertit në New York ajo ka vendosur të ndërrojë veshjen para fansave, duke u shfaqur gati lakuriq.

ShowBiz

15/05/2014 00:11

Këngëtarja kontraverse Lady Gaga gjithmonë ka treguar se nuk i vie turp për asnjë gjë të vetme si në paraqitjet në koncertet e saj si në daljet në publik.

Por, Gaga këtë herë ka shkuar një hap më tutje, duke bërë një gjë që deri tani nuk është parë në koncertet e të famshmëve.

Ajo ka zgjedhur që një nga veshjet e saj ta ndërrojë në skenë menjëherë pas një performanceje. Stafi i saj u ngjitën në skenë duke i hequr veshjen paraprake kështu duke e lënë këngëtaren gati nudo.

Gaga kishte një paruke të cilën gjithashtu e ka hequr duke u ndërruar, duke mbetur vetëm me kapelën që i mblidhte flokët.