Lady Gaga si Zeki Muren

Është duke u përfolur fotografia e albumit të Lady Gagas me atë të këngëtarit turk Zeki Muren se si është e mundur që të jetë tërësisht e njëjtë. Lady Gaga mund të akuzohet për plagjiaturë. Fotografia e këngëtarit  shumë të famshëm turk  të të gjitha kohërave, Zeki Muren, në vitin 1988 është ajo e cila…

ShowBiz

30/10/2013 19:00

Është duke u përfolur fotografia e albumit të Lady Gagas me atë të këngëtarit turk Zeki Muren se si është e mundur që të jetë tërësisht e njëjtë.

Lady Gaga mund të akuzohet për plagjiaturë.

Fotografia e këngëtarit  shumë të famshëm turk  të të gjitha kohërave, Zeki Muren, në vitin 1988 është ajo e cila e shohim tani në fotografinë e parë të albumit të fundit “Alpplause” të këngëtares me famë botërorë Lady Gaga.

Gjithashtu, thuhet se si është e mundur që kjo fotografi t’i ketë shkuar në dorë këngëtares, sepse në Google dhe askund në internet nuk mund të gjendet.

Për më shumë, çarçafi i  bardhë që është në fotografi, është në po të njëjtën pozitë si e kishte Zeki Muren dhe të mos flasim për make-up’in, pozën dhe ngjyrat identike. Nuk ishte nevoja që të shkonte deri në atë masë.

Por, këngëtarja nuk ka reaguar ende asgjë lidhur me këtë plagjiaturë, por sigurisht e gjithë bota mund ta komentojë se sado reale që mundohet të jetë Lady Gaga, kjo nuk mund të jetë tërësisht e vërtetë.