Lady Gaga përsëri e çuditshme

Këngëtarja mjaft e përfolur gjatë ditëve të fundit, Lady Gaga ka vendosur që kësaj radhe të paraqitet para publikut jo me shumë rroba.

ShowBiz

31/03/2014 15:59

Lady Gaga ishte duke performuar në Roseland Ballroom, aty ku vendosi që një gjë të tillë ta bëjë thjesht me bikini.

Temperaturat ishin mjaft të larta dhe për të mos pasur shumë efekt te këngëtarja, ajo ka vendosur që të performojë vetëm me bikini, pasi kështu ndihej më rehatshëm.

Në këmbë ajo kishte vendosur që të mbathë këpucë të zeza dhe mjaft interesante, pasi kishin taka tejet të larta.