Lady Gaga me gjerdan 30 milionë dollarësh në qilimin e kuq në “Oscars”

Lady Gaga ishte një nga femrat më të komentuara në "Oscars 2019".

ShowBiz

25/02/2019 14:19

Ajo dhe Bradley Cooper realizuan filmin “A star is born” dhe patën një paraqitje të mrekullueshme mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte xherdani që mbante në qafë i cili kishte vlerë marramendëse.

Ky xherdan i Gaga’s sipas mediave të huaj thuhet se ka vlerën e 30 milionë dollarëve, me 128. 54 karat të punuar nga Tiffany.

32-vjeçarja ka fituar një Oscar në kategorinë muzika më e mirë origjinale me “Shallow” nga A star is born. /Lajmi.net/