Lady Gaga mbulohet para një performance spektakolare
Këngëtarja amerikane, Lady Gaga ka befasuar fansat ku gjatë ditës së djeshme është paraqitur me një veshje bizare e cila ia mbulonte në tërësi trupin, e pas saj vendosi të bëjë një performancë spektakolare.

ShowBiz
Gaga u paraqit në një emision të Jimmy Kimmel me një xhup tejet të madh dhe të bardhë, i cili e mbulonte në tërësi trupin e saj, duke ia lënë të zbuluar vetëm fytyrën.
Kjo veshje ishte e dizajnuar nga Gareth Pugh, teksa kur këngëtarja është pyetur se pse vendosi të bëj një gjë të tillë ajo është përgjigjur me shaka: “Në këtë mënyrë po e mbuloj shtimin në peshë”.
Kjo nuk është e tëra. Nga një vajzë e ‘mirë’, 27 vjeçarja vendosi që t’i kthehej zakonit të saj, duke bërë një performancë spektakolare në Doritos Bold Stage në Sttubb BBQ.
Përpos se bëri një numër të madh të çmendurive, duke bërë lëvizje të ndryshme, këngëtarja tha: “Unë i dua fansat e mi, pasi ata më kanë lënë çdo herë të jem ajo që jam. Eshtë më lehtë të jesh vetja jote sesa dikush tjetër”.