Lady Gaga lanson albumin “Chromatica”

Më në fund është publikuar albumi i ri i Lady Gagas.

ShowBiz

30/05/2020 08:16

Lady Gaga lëshoi të premten albumin e saj të ri, “Chromatica”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Gaga me një positm në Instagram shfaq një video të vetn duke kërcyer me këngën “911”, nga albumi i saj i ri.

Albumi me 16 këngë përmban një sërë himne vallëzimi dhe mund të thuhet se Gaga po kthehet te ‘rrënjët’ e këngëve të saj.

“Chromatica” fillimisht ishte caktuar për t’u lansuar më 10 prill, por Gaga njoftoi në mars se ajo po e shtynte debutimin për shkak të pandemisë koronavirus.

Ajo ka publikuar këngë të shumta para debutimit të plotë të albumit, përfshirë bashkëpunimin e saj me Ariana Granden “Rain on me”.

Albumi gjithashtu përfshin “Stupid Love” dhe “Sine From Abone” të publikuara më parë, me Elton John.

Gaga gjithashtu ka një duet me grupin Blackpink. Ky është albumi i parë i Gagas që nga “Joanne” i vitit 2016. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CAwxpyMFd3n/

https://www.instagram.com/p/CAxzie4lTmD/