Lacazette nuk do të pranojë transferimin tek Inter

Alexandre Lacazette është në mesin e lojtarëve që thuhet se mund të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Sport

31/05/2020 11:00

Ylli francez, i cili aktivizohet me Arsenal, Lacazette, është në mesin e lojtarëve që gëzon vëmendje të madhe, para merkatos së verës.

Inter është skuadra me të cilën francezi lidhet për një kalim të mundshëm, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

‘The Mirror’ raporton se Lacazette nuk ka synim që të kalojë tek Inter, për të zëvendësuar Lautaro Martinez, transmeton lajmi.net.

Derisa e ardhmja e tij vazhdon të jetë në një udhëkryq, lojtari vazhdon të mendojë se Serie A nuk është për të.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Laca gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/