Lacazette drejt Atletico Madrid, Arsenal mund të arkëtojë 30 milionë funte

Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenal.

Sport

09/08/2020 13:02

Sigurimi i rinovimit të kontratës me Pierre Emerick Aubameyang si dhe marrëveshja me Willian mund t’i hapin derën e largimit sulmuesit francez, Alexandre Lacazette.

Raportime të ‘DailyStar’ bëjnë të ditur se Atletico Madrid janë afër transferimit të Lacazette për 30 milionë funte, transmeton lajmi.net.

‘Gunners’ thuhet se do të pajtohen për transferimin sapo marrëveshja me Aubameyang të zyrtarizohet.

Lacazette ishte bashkuar me Arsenal në vitin 2017, por tashmë kërkon më shumë minuta në dispozicion.

Mikel Arteta nuk e kishte gjithnjë zgjedhje të parë yllin francez, kështu që ky i fundit mund të kalojë në ‘Wanda Metropolitano’. /Lajmi.net/