Laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë (Video)

Policia në Padova të Italisë ka arrestuar dy shqiptarë, pasi ka zbuluar një laborator heroine, në të cilin janë bllokuar 35 kilogramë heroinë dhe 60 kilogramë përzierës.

Bota

08/09/2014 20:38

Mësohet se në prangat e policisë kanë përfunduar 25-vjeçari Fatjon M. dhe një i mitur.

Kanë qenë dritat e ndezura pa pushim prej 24 orësh ajo që i zbuloi dy shqiptarët në apartamentin e tyre.

Droga e sekuestruar kap shifrën e 7 milionë eurove dhe ishte destinuar për t’u shitur në tregun vendas me pakicë dhe një pjesë tjetër do trafikohej në Turqi. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 25 mijë euro, transmeton Shekulli.

Policia italiane po vijon me hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik si dhe për linjën e mundshme të drogës Shqipëri-Itali.