Labinot Tahiri takon qytetaret e bllokuar në kufi: Shpresojë te Zoti që të bëhet zgjidhje sa më parë

Këngëtari Labinot Tahiri, ka shkuar të takojë mërgimtarët të cilët kanë orë të tëra të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi. Ai ka treguar që ka qenë në Kroaci dhe nuk ka mundur pa u ndalur të i përshëndes qytetarët e bllokuar në kufi, shkruan lajmi.net. “Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe ishte e pa hijshme…

ShowBiz

17/04/2024 13:26

Këngëtari Labinot Tahiri, ka shkuar të takojë mërgimtarët të cilët kanë orë të tëra të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi.

Ai ka treguar që ka qenë në Kroaci dhe nuk ka mundur pa u ndalur të i përshëndes qytetarët e bllokuar në kufi, shkruan lajmi.net.

“Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët tanë , të cilët janë ndaluar qe sa orë në kufirin Kroaci-Serbi!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Labinot Tahiri gjithashtu iu ka dërguar atyre edhe gjësende ushqimore, ku siç ka shkruar ai, ndoshta ata nuk kanë shumë para më vetë dhe në këtë rast duhet të jemi njeri për tjetrin.

“Po ashtu, i qarrosa në emër të të gjithë juve gurbetqar e shqiptar anekënd botes! Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin”, ka shkruar më tej ai.

Ai po ashtu shpreson të Zoti që atyre të ju bëhet zgjidhje sa më parë. /Lajmi.net/