Labinot Tahiri mesazh PDK-së: Nëse doni ndryshim – bëjeni kryetar Agim Aliun
Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka dal me një propozim për Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë PDK-së që ta bëjnë kryetar të partisë, Agim Aliun, kryetarin e komunës së Ferizajt, transmeton lajmi.net. “Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar…
Lajme
Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka dal me një propozim për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë PDK-së që ta bëjnë kryetar të partisë, Agim Aliun, kryetarin e komunës së Ferizajt, transmeton lajmi.net.
“Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.”, tha Tahiri.
“Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Mirëdita shqiptar, Ferizaj e gjithandej kudo që jemi!
Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër:
me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal.
Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.
Ferizaji për një kryetar apo çdo kryetar që do të viej pas Agimit, është i madh sa Kosova për një kryeministër.
Me këto fjalë,,i drejtohem PDK-së edhe pse nuk jam antar i kësaj partie e cila ka berë shumë ndryshime në vend,
Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.
Ai e ka dëshmuar me punë dhe rezultate se mund ta çojë partinë përpara ashtu sikur këtë qytet gjigant , ku në të cilin po vijnë dhe po jetojnë banorë nga qytete e tjera; saktesisht edhe nga Shkupi.
Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!
Sinqerisht,
Labi, Kosovë e Shqipërisë./lajmi.net/