Labinot Tahiri: Mbijetoj nga muzika, s’e braktisi për politikë
Labinot Tahiri që nga fillimet e para të karrierës së tij si këngëtar ka qenë shumë i lidhur me muzikën.

ShowBiz
Por duket se edhe sot kur ai ushtron një tjetër detyrë, madje me shumë ndikim, nuk po mund të shkëputet nga dashuria e parë, shkruan lajmi.net
As fakti i të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e largon dot nga mikrofoni ani pse kur nisi rrugëtimin e tij si politikan pati deklaruar se do t’a braktisë.
Labi madje po sjell dy projekte të reja muzikore të cilat për lajmi.net tregoi se pritet të finalizohen në muajin Maj të këtij viti.
Deputeti nga radhës e AKR-së për lajmi.net gjithashtu ka folur edhe për faktin e mos largimit nga muzika me arsyetimin se të kënduarit i sjell mbijetesën pasi pagën e deputetit e jep çdo muaj për bamirësi.
Përveç për shkak të mbijetesës ai po vazhon të merret me muzikë edhe për ‘hatër’ të publikut.
‘’Po, e keni pa vetë, janë këngëtarët që çdo dy javë-tri po publikojnë kangë të reja. Unë nuk e kam preferu kështu për shkak që nuk e mbuloj hitin tim me kangën tjetër të re. Plus asaj unë këndoi live në skenë, nuk kam nevojë me bo kangë çdo ditë, mirëpo mbi të gjitha publiku kërkojnë me pas zërin tim prap në skenë. Megjithëse nuk kam me çka me jetu me tjeter gjë. Rrogën e deputetit e jap, çdo muaj e dërgoi nëpër njerëz. Padyshim me këtë jetoi, unë nuk punoj me tendera’’, ka përfunduar ai./Lajmi.net/