Labinot Tahiri dhuron 1000 euro për Notre Dame

Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka dhuruar 1000 euro nga rroga e deputetit për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Francë.

ShowBiz

19/04/2019 18:58

Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shihet bashkë me prindërit, shkruan lajmi.net.

Përmes saj, ai ka njoftuar se ka venosur që nga rroga e tij si deputet t’i dhurojë 1000 euro dhe këtë gjë e bën për prindërit  e tij, të cilët janë mirënjohës që shteti francez i strehoi dhe u siguroi udhqim e veshmbathje.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Nuk kemi pasur asgje, kur këta dy shpirta mi shpëtoi Zoti dhe Franca!
Nuk i gëzohem shumë këtij fati, se në atë kohe lufte, na vdiqen e u vranë shumë familje shqiptare , burra gra pleq e fëmijë! Por, sot pak mu dha mundesia, të ndaj nga vetja imë për prindët e mi, që duan të janë mirënjohës për Shtetin Francez, që i strehoi, dhe ju garantoi siguri, ushqim e veshëmbathje gjatë asaj kohe ku ishin edhe vellau dhe dy motrat e mia! .
Sot, nga rroga ime e Deputetit, edhe pse nuk qëndroj mirë me financa pasiqë dhurova pasaportat e mia muaj më parē, edhe pse janë pak para këto por zemra e thot, që dua të ndaj 1000 euro për Notre Dame!
Për këtë mundesi u jam mirënjohës shqiptarëve të mi?? Falemindérit Francë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe ata që i duan shqiptarêt.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipērisë”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwccYUdhMeN/