Labi sugjeron këngëtarët të mos recitojnë: Ejani e mësohuni të këndoni ‘live’

Labinot Tahiri i ka sugjeruar këngëtarët të mos recitojnë por të mësohen se si këndohet 'live'.

ShowBiz

13/08/2019 23:04

Këngëtari i njohur shqiptar, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri po vazhdon angazhimin e tij në muzikë, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie ai ka paralajmëruar se do të këndojë në një prej klubeve të natës në Ferizaj.

Pranë imazhit, këngëtari e ka dhënë edhe një sugjerim për kolegët e tij këngëtarë të cilët i fton të mësohen të këndojnë e jo të recitojnë mirëpo nuk ka përmendur emra.

Ndër të tjera Labi po e shijon suksesin në muzikë dhe projektet e tij muzikore, si të vjetrat ashtu edhe të rejat po pëlqehen mjaft shumë./Lajmi.net/