Labi reagon i revoltuar: Aman, mos ia ndalni diasporës hovin

Labinot Tahiri ka reaguar pas vendimit të testin PCR për mërgimtarët që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë të COVID-19.

ShowBiz

12/02/2021 17:17

Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i revoltuar lidhur me masat e reja të Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Artisti fillimisht përmend faktin që i është ndalur puna dhe i kanë humbur mijëra euro gjatë pandemisë.

Por, ka një lutje që të mos ndalohet diaspora të vijë për shkak të testeve, ngase sipas tij ata dëshirojnë të bëhet ndryshim në atdheun e tyre.

Ndër të tjera, Labi njoftoi se është rrugës për në Gjermani, për t’u takuar me disa biznesmenë, me të cilët do të bisedojë për ndërtimin e spitalit të leukemisë në Kosovë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

?? REAGIM ME MASAT NDAJ DIASPORËS!!!
O qeveri, që ma keni ndalë punen e me keni humbur me mijera euro, me te cilat gjithmonë i kam ndarē me popull, ( me rastet e semundjeve) e që jam tatim paguesi më i madh si këngëtar nē trojet shqiptare e ne Kosovë, nuk ka dert që femijeve të mi ua keni ndaluar biznesin e babasë!
Aman aman, DIASPORÊS, mos ia ndalni hovin për çfarë do që ata duan të ndryshojnë me atdheun e tyre Kosovën e Shqipërisë.
Ata e kanë mirë ashtu siq kanë ndihmuar luften dhe ekonomine e vendit, e mbi të gjitha jetet e femijëve tanë kur po janë me LEUKEMINË….!
Ky vendim, është poshtrues për ta , sepse juve ashiqare ju duhen vetem kur ju duhen paratë, ndërsa kur ata duan të bejnë ndryshime me votën e tyre kqyrni me jau ndalua edhe pak vullnet që ju ka mbetur për KOSOVËN!
Pash shumē rrugetarë me makina duke ardhur në Kosovë, kurse unë nuk rri atje me e votua PADREJTESINË dhe HIPOKRIZINĒ!
Jam rruges për në GJERMANI PËR TU TAKUAR ME BIZNESMENË që ne nje ditë me e realizua SPITALIN E LEUKEMISË , e pastaj edhe me u mbylll syte nuk me mbetet merak.
LABI KOSOVË E SHQIPËRISË!”. /Lajmi.net/

?? REAGIM ME MASAT NDAJ DIASPORËS!!!

O qeveri, që ma keni ndalë punen e me keni humbur me mijera euro, me te cilat…

Posted by Labinot Tahiri on Friday, February 12, 2021