Labi nis punën për realizimin e këngës së radhës

Këngëtari i njohur njoftoi se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

ShowBiz

22/09/2021 09:36

Labinot Tahiri, ndau një imazh bashkë me bashkëpunëtorët e tij për këtë këngë teksa zbuloi se ajo po finalizohet, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ai tregoi se punën për këtë projekt muzikor ia ka besuar kompanisë “Gem Production” në Gostivar.

Në storien e tij në Instagram, Labi postoi fotografinë me Avni Qehalin, derisa në mbishkrimin e postimit shkruan se diçka e re po vjen.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Labinot Tahirit i realizuar së fundmi është, “Sa shumë t’kam dasht”./Lajmi.net/

YouTube player