Labi i uron shërim të shpejtë Kurtit: Ai është gjithmonë pozitiv në sytë e qytetarëve

Labi uron që Kurti ta kalojë sa më shpejtë virusin.

ShowBiz

28/10/2020 12:43

Ish-kryeministri Albin Kurti, mëngjesin e sotëm konfirmoi se ka rezultuar pozitiv në testin për COVI-19, shkruan lajmi.net.

Pas këtij lajmi, shumë prej figurave të njohura publike i uruan liderit të Vetëvendosjes shërim sa më të shpejtë.

Përmes një postimi në Facebook, këngëtari Labinot Tahiri uroi që Kurti të shërohet sa më shpejtë, ndërsa thotë se ai është gjithmonë pozitiv në sytë e qytetarëve dhe njerëzve të pakorruptuar.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Përshëndetje qytetarë të dashur!

Dëgjova se Lideri i VV-së Albin Kurti ka dalë pozitiv!
Ai është pozitiv gjithmonë në sytë e qytetarëve dhe njerëzve të pa korruptuar, kurse negativ do të mbetët gjithmonë për ata që vjedhin shtetin dhe të korruptuarit!

Sa i përket lidhur me shëndetin që e ka në këto momente i uroj shërim sa më të shpejtë dhe ta kaloj lehtë këtë fazë.

Nuk po shkruaj lidhur me kovidin, se ju e dini trunin tim sa i përket asaj pjese!

Shihemi për të mirë LIDER i shumicës shqiptare në vend.

Me respekt, Labinot Tahiri , Kosovë e Shqipërisë!”. /Lajmi.net/