Labi: Do të vijë edhe dita edhe nata, ku do të qeverisë sërish Albin Aga

Labi thotë se dy fatkeqësi i kanë ndodhur Kosovës gjatë këtij viti.

ShowBiz

07/08/2020 16:45

Labinot Tahiri ka folur për çështjen e rrëzimit të Qeverisë Kurti pak kohë pasi e kishte filluar mandatin, shkruan lajmi.net.

Përmes një positmi në Facebook, këngëtari tha se në vitin 2020 i kanë ndodhur dy fatkeqësi Republikës së Kosovës.

E para sipas tij është propaganda për ta faktorizu dhe ngjallur frikën qytetarëve me COVID-19 dhe e dyta rrëzimi i Qeverisë Kurti.

Ai thotë se do të vije dita kur Albin Kurti do të qeverisë sërish.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Po rrim shtrembêt e folim drejtë!

Dy fatkeqesi në vitin 2020 i kanë ndodhur REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

E para, ku prapaganda reklamuese për ta faktorizua dhe për të ju ngjallur frikë qytetarëve me COVID19, ku vetem një portal e poston 40 here ne ditë me ua shkatrrua psiqikën qytetarêve edhe pse e din krejt qështë VIRUSI e sigurisht se secili e do jetën e vetë dhe ruhet vetê!

Dhe e dyta fatkeqesi, kur krejt partitë u bënên se bashku në Kuvend me e rrezua Qeverinë e Albin Kurtit!

5 muaj me e lan me punu pa e tregu vetën një qeveri,ku shumë të tjera afatgjate kanë qenë full korrupsion e kjo nuk ishte!

Vetëm te ne ndodhë!

Ama në ato ditë vullneti i cili ishte, i 200.000 mijë shqiptarëve ( shpirtërave) dhe i diasporës, ku thoshin ERDHI DITA!
Do të viej edhe dita edhe nata se Zoti po punon, ku do të Qeverisë sërish ALBIN AGA.

Sinqerisht nga unë, si grryes i nervave të injorantëve, ( servilave) dhe atyre që flasin shumë e kurrë një vepêr për Kosovë nuk e kanë bërë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë”. /Lajmi.net/