La Liga në Ipko deri më 2018

Për tre vite rresht, La Liga do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në IPKO. IPKO - platforma kryesore e televizionit kabllor digjital në Kosovë tani ofron të gjitha ligat kryesore të futbollit evropian, duke përfshirë edhe kampionatin spanjoll të futbollit, i cili do të jepet ekskluzivisht në kanalet e SuperSport Kosova për tri vite rresht, deri në vitin 2018.

Sport

11/08/2015 17:48

Përveç ligës së parë të Spanjës, IPKO ka njoftuar se ka siguruar edhe të drejtat televizive për Segunda Division, ose divisionin e dytë të La Liga.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur, që Premier Ligës Angleze, ligave evropiane dhe atyre shqiptare të futbollit, kualifikimeve të Kombëtarës Shqiptare të Futbollit, si dhe ngjarjeve tjera të shumta që IPKO i transmeton ekskluzivisht në platformën e saj, tani i është shtuar edhe La Liga, e cila është njëra ndër ligat më të forta dhe më të rëndësishme të futbollit në botë” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
“Tani përdoruesit tanë për çdo javë do t’i shohin ekipet e tyre të preferuara të futbollit në një platformë të vetme të TV digjital – në IPKO”. ka thënë Kastrati.
Përveç La Liga, IPKO ekskluzivisht transmeton edhe England Premier League, Kupën e Anglise (FA Cup), ndeshjet Kualifikuese të Kombetares Shqiptare për UEFA Euro 2016, ndeshjet Kualifikuese të Kombetares Shqiptare për FIFA World Cup 2018, UEFA Euro 2016 France (Kampionati Evropian i Futbollit), UEFA Euro 2016 Ndeshjet Kualifikuese Nderkombetare, FIFA World Cup 2018 Ndeshjet Kualifikuese Nderkombetare, Kupa e Gjermanise (DFB Pokal) 2015/2018, Kupa e Frances 2015/16; 2016/17, Kampionati Shqiptar  Futbollit, Kupa dhe Superkupa e Futbollit e Shqiperise, Kampionati i Futbolliti i Kosoves, Kupa e Kosoves, International Champions Cup 2015, si dhe shumë ngjarje dhe disciplina tjera të rëndësishme sportive.
Listën e plotë të ngjarjeve dhe të drejtave sportive në IPKO, mund ta gjeni këtu:
Video-Promo per La Liga 2015-2018: https://youtu.be/N0QcW7I455M