La Liga ka një kërkesë zyrtare për klubet: Duhet të veshin këtë fanellë

Mediumi ESPN ka raportuar se La Liga u ka kërkuar klubeve që të mbajnë fanella të veçanta përpara fillimit të ndeshjeve.

Sport

21/04/2021 16:16

La Liga thuhet t’u ketë kërkuar klubeve që të mbajnë veshur fanellat që japin mesazhin: “Sigurojeni atë (për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve)”, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, në këtë fanellë është përfshirë edhe mesazhi: “Futbolli është për tifozët”, duke u rikujtuar atyre që të mos ndërmarrin hapa në krijimin e Superligave.

Superliga, përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar se do të suspendohet pasi shumë klube u larguan nga ajo.

Image

Fanella të ngjashme me këtë mesazh, kanë veshur edhe lojtarët e skuadrës nga Anglia, Leeds United, në përballje me njërin nga klubet themeluese (tashmë të larguar), Liverpoolin./Lajmi.net/

Liverpool, Leeds players speak out against Super League | Taiwan News |  2021/04/20