La Liga, borxh deri në fyt

Në dymbëdhjetë muajt e fundit, futbolli spanjoll ka kaluar nga borxhi prej 2.7 miliardë eurosh, në 3.6 miliardë euro. Skuadrat më të pasura, dhe më të famshme në vend si Real Madrid dhe Barcelona kanë borxh të përgjithshëm prej bashkërisht 900 milionë eurosh, 25 përqind të totalit. Statistikat brengosëse janë publikuar nga Liga Spanjolle e…

Sport

18/10/2013 20:30

Në dymbëdhjetë muajt e fundit, futbolli spanjoll ka kaluar nga borxhi prej 2.7 miliardë eurosh, në 3.6 miliardë euro. Skuadrat më të pasura, dhe më të famshme në vend si Real Madrid dhe Barcelona kanë borxh të përgjithshëm prej bashkërisht 900 milionë eurosh, 25 përqind të totalit.

Statistikat brengosëse janë publikuar nga Liga Spanjolle e Futbollit (LFP), që ka përfshirë 40 skuadrat e dy ligave të para.

Kurse, sipas të përditshmes sportive madrilen AS, Real Madrid gjendet në borxh prej 541 milionë eurosh prej të cilave 115 milionë euro i takojnë bankave dhe 127 milionë të tjerë, për klubet tjera.

Sipas Ligës Spanjolle “në përputhje me rregullat e fair-play financiar të UEFA-së, borxhi i përgjithshëm do të zbresë në 2.4 miliardë euro në fillim të vitit 2014, me synim të zbresë edhe më tepër në 2 miliardë euro deri më 2017”.

Me fjalë tjera, borxh deri në fyt.