LA Lakers mposht Chicago Bulls

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në NBA. Ata mposhtën 121 – 110 skuadrën e Chicagos, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën Lakers, duke fituar me mjaftë epërsi çerekun e parë. Megjithatë, në të dytin Bulls u rikthyen dhe ngushtuan rezultatin ndaj tyre. Dy çereket e tjerë ishin të baraspeshuar, por që në…

Sport

30/03/2023 07:41

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në NBA.

Ata mposhtën 121 – 110 skuadrën e Chicagos, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e nisën Lakers, duke fituar me mjaftë epërsi çerekun e parë.

Megjithatë, në të dytin Bulls u rikthyen dhe ngushtuan rezultatin ndaj tyre.

Dy çereket e tjerë ishin të baraspeshuar, por që në fund triumfues ishte për Lakers.

Më i miri në fushë për skuadrën fituese ishte Anthony Davis me plot 38 pikë.

Kurse, për Bulls i dalluar ishte DeMar DeRozan me 22 pikë gjithsej.

Për Lakers kjo ishte fitorja e 38-të, teksa kanë edhe po aq humbje.

Kurse, Chicago Bulls pësuan humbjen e 40 dhe numërojnë 36 fitore këtë sezon në NBA./Lajmi.net/