La Decima, ëndrra e Realit

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se trofeu i dhjetë i Ligës së Kampionëve, është ëndërr jo vetëm e tifozëve, por edhe e futbollistëve të gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Sport

14/05/2014 22:21

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale insiston se komplet skuadra e ndanë ëndrrën e tifozëve për triumfin e titullit të dhjetë të kampionit të Evropës.

Gjiganti madrilen nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve nga viti 2002, por është kualifikuar në finalen e këtij edicioni pas fitores me rezultat të thellë 5:0 ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale.

Dhe, Bale i cili tashmë ka ngritur trofeun e Copa del Rey në edicionin e tij të parë me Realin, thotë se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti dëshiron të triumfojë ‘La Deciman’ në finalen e madhe kundër rivalit të qytetit Atletico Madrid.

“Do të jetë një finale e vështirë”, deklaroi Bale.

“La Decima është ëndërr jo vetëm e tifozëve por edhe e klubit. Është ëndërr e të gjithë neve, por do të jetë një ndeshje e vështirë”, shtoi ai. “Ne mendojmë vetëm të mposhtim Atleticon”, u shpreh ai.