LA Clippers triumfojnë ndaj Utah Jazz

Los Angeles Clippers kanë mposhtur Utah Jazz 132-106 në ndeshjen e tretë të serisë “Play Off”-it në NBA.

Sport

13/06/2021 08:18

Basketbollistët më të mirë në fitoren e Clippers ishin: Kawhi Leonard me 34 pikë, 12 kërcime, pesë asistime, i ndihmuar edhe nga Paul George me 31 pikë,  tre kërcime, pesë asistime, raporton lajmi.net.

Te Jazz më i miri ishte Donovan Mitchell me 30 pikë, pesë kërcime, katër asistime, dhe Joe Ingles me 19 pikë, katër kërcime, dy asistime, që ishin të pamjaftueshme për ta shpëtuar skuadren e tyre nga humbja në këtë ndeshje.

Clippers realizojnë fitoren e parë në serinë e “Play Off”-it kundër Jazz, pas dy humbjeve radhazi.

Rezultati përfundimtarë:

LA Clippers 132 – 106 Utah Jazz (1-2). /Lajmi.net/

YouTube player