L. Sadikaj pranon se vrau rojën e “Albi Mall”-it

Para pak çastesh në Policinë e Kosovës është dorëzuar i dyshuari kryesor për vrasjen e rojtarit në qendrën tregtare “Albi Mall” ditë më parë.

Lajme

09/04/2015 20:46

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se i dyshuari është L. Sadikaj dhe ai e ka pranuar se e ka shkrepur armën në drejtim të viktimës.

Dje policia e ka arrestuar një person tjetër, punëtor në kafiterinë në “Albi Mall” ku ishte kryer vrasja.

Roja Nazmi Ramadani u vra mëngjesin e 30 marsit derisa tentoi të ndalonte grabitësit e arkës së një kafeterie në “Albi Mall”.

Policia sot gjithashtu njoftoi se ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet së është vrarë Nazmi Ramandani.