L.K: KF Shkëndija triumfon në Estoni

KF Shkëndija ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/07/2019 20:04

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, ka arritur të mposht 0-1 në udhëtim Nomme JK Kalju e Estonisë.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Shkëndijën e shënoi Agim Ibrahimi.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 81’ të ndeshjes, nga penalltia.

Kjo fitore është një hap i madh për Shkëndijën, para ndeshjes së kthimit./Lajmi.net/