Kyrie Irving pritet të kalojë nga Nets te Dallas

Kyrie Irving pritet të ndryshojë ambient. Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving ka kaluar te Dallas Mavericks, transmeton lajmi.net. Sipas raporteve, Mavericks hoqën dorë nga Spencer Dinwiddie, Dorian Finney-Smith për të përfunduar marrëveshjen për Irving. Irving është te Nets prej vitit 2019. Më herët ka luajtur edhe për Boston Celtics…

Sport

06/02/2023 15:52

Kyrie Irving pritet të ndryshojë ambient.

Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, ylli i Brooklyn Nets, Kyrie Irving ka kaluar te Dallas Mavericks, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve, Mavericks hoqën dorë nga Spencer Dinwiddie, Dorian Finney-Smith për të përfunduar marrëveshjen për Irving.

Irving është te Nets prej vitit 2019. Më herët ka luajtur edhe për Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Ai ka pasur epokë të trazuar te Brooklyni. Kishte shumë lëndime, dhjetëra ndeshje të humbura për shkak të refuzimit që të vaksinohet dhe një pezullim në këtë sezon për shkak të promovimit të një filmi me përmbajtje antisemitike./Lajmi.net/