Kyliet nuk i bën për skandalin, publikon imazhe nga shtëpia

Kylie Jenner nuk interesohet për skandalin me "Forbes".

ShowBiz

29/05/2020 21:24

Para pak muajsh, prestigjiozja “Forbes” e shpalli Kylie Jenner për vitin e dytë me radhë miliarderen më të re, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sot, “Forbes” deklaroi se në bazë të të gjeturave të tyre, del se Jenner nuk e ka atë status, por ka gënjyer me shifrat e ndërmarrjeve si dhe dokumentimin e tatimeve.

Revista solli detaje që tregojnë mashtrimin e Kyliet për të marrë statusin miliardere, por asaj duket se nuk i intereson fare.

Pas reagimit në “Twitter” ku tha se ka shumë gjëra të tjera, me të cilat mund të merren njerëzit sesa të numërojnë pasurinë e saj, ajo solli foto nga shtëpia.

Ylli televiziv po relaksohej pranë vajzës Stormi, teksa po i realizonte disa fotografi asaj, e këto imazhe i ndau me ndjekësit në Instagram. /Lajmi.net/