Kylie Jenner transformohet për kampanjën e re
Kylie duket krejt ndryshe në reklamën e re.

ShowBiz
Sikurse motrat e saj, edhe Kylie Jenner në pjesën më të madhe të kohës i reklamon vet produktet e grimit, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv, së fundi ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin këtë herë duket tjetër njeri ngase u shfaq me paruke.
Ajo vendosi paruke të shkurtra, ndërsa aplikoi një grim shumë të rëndë në fytyrë dhe dukej krejtësisht ndryshe.
Emri i Kylie Jenner së fundi u përfol për ribashkimin e mundshëm me ish-partnerin, Travis Scott, me të cilin edhe e ka një fëmijë.
Ajo njëherësh është ndër personat që fiton më së shumti nga postimet që i bën në Instagram. /Lajmi.net/