Kylie Jenner publikon imazhe nga ndeja për promovimin e produkteve të lëkurës

Kylie Jenner ka promovuar linjën e re të produkteve të lëkurës.

ShowBiz

23/05/2019 23:39

Kylie Jenner kishte organizuar ndejë me rastin e promovimit të këtyre produkteve, ku ftoi familjen dhe miqtë e saj, shkruan lajmi.net.

Padyshim që edhe kësaj radhe vëmendja ishte tek paraqitja e motrave Kardashian-Jenner, të cilat dukeshin shumë joshëse.

Kylie kishte zgjedhur një fustan të shkurtër për këtë mbrëmje, në të cilin shfaqi format trupore.

I veçantë në këtë ndejë ishte edhe ambienti që e kishin rregulluar të tërin me detaje me ngjyrë rozë dhe të bardhë.

Me këto dy ngjyra ishin veshur edhe gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë Kylien dhe familjen e saj. /Lajmi.net/