Kylie Jenner nënë për herë të dytë?

Kylie Jenner ende nuk është martuar por është rrugës për tu bërë nënë përsëri.

ShowBiz

19/08/2019 22:06

Kylie Jenner javë më parë festoi ditëlindjen e 22-të, dhe i dashuri i saj Travis Scott u përkujdes që ylli i rrjeteve sociale të kalojë një javë të pa harueshme, transmeton lajmi.net.

Çifti kanë udhëtuar në Itali për të festuar ditëlindjen e Kyliet dhe bashkë me ta ishte edhe Stormi vajza e tyre. Pas këtij pushimi filluan mediat e huaja të shkruajnë për një shtatzëni të dytë.

“Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë ende plane për t’u martuar. Ata e planifikuan këtë udhëtim thuajse në minutë të fundit pasi Kylie si fillim donte një super festë në LA me miqtë dhe familjen, më pas ndryshoi mendje sepse donte të bënte gjithçka me Stormin. Të dy e vendosën që të ishin bashkë për të festuar ditëlindjen e Kyliet. Ajo e shijoi vërtet këtë udhëtim me familjen dhe nuk po mendon për një dasmë. Ajo e di që është ende shumë e re dhe do akoma të ketë një fëmijë tjetër dhe nuk ka pse të jetë e martuar për këtë. Fëmija do vijë absolutisht përpara. Ata e kanë bërë të qartë që janë të përkushtuar tek njëri-tjetri dhe shumë të lumtur me atë çfarë kanë bashkë. Kylie është shumë e fokusuar në të qenit nënë dhe e merr Stormin kudo me vete.”- është shprehur një burim pranë HollyëoodLife.com. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B1FMz0cHKOO/