Kylie Jenner me çantë në vlerë 150 mijë dollarë
Kylie Jenner mahniti me dukje ne re teksa u fotografua në avionin e saj privat me një çantë Hermes Birkin në vlerë prej 150 mijë dollarë.
ShowBiz
Kylie Jenner di se si ta jetojë jetën e saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
22-vjeçarja, miliardere, pronarja e produkteve të grimit “Kylie”, ndau një çast nga relaksimi në avionin e saj privat, të enjten.
Bukuroshja ishte ulur me një këmbë lart në karrigen e lëkurës ndërsa një çantë e purpurt Hermes Birkin me 150 mijë dollarë ishte pranë këmbëve të saj.
Kylie kishte veshur një xhaketë lëkure, të zezë, ndërsa poshtë mbante tuta me ngjyrë gri si dhe atlete “Nike”.
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” kishte vendosur edhe syze në fytyrë, teksa nuk tregoi se kush po e shoqëronte në avion.
Në ditën e “Shën Valentinit”, Kylie Jenner tregoi ngjyrën e re të flokëve në rrjete sociale. /Lajmi.net/