Kylie Jenner ka disa fjalë për kritikuesit

Bukuroshja Kylie Jenner ka qenë qendër e spekulimeve gjatë ditëve të fundit, pasi është akuzuar se ka bërë operacione plastike.

ShowBiz

10/04/2014 19:21

Anëtarja e familjes Kardashian, Kylie Jenner është raportuar se ka bërë disa ndërhyrje plastike, por kjo gjë si duket nuk i pëlqen fare bukuroshes e cila ka reaguar menjëherë.

“Këto spekulime për operacione plastike, të jem e sinqertë më lëndojnë ndjenjat e mia. Ato gjithashtu janë paksa fyese”, kishte shkruar Jenner në Twitter.

“Të ju tregoj dhe diçka se ndoshta dikush ka harruar… Jam vetëm 16 vjeçare”, kishte përfunduar bukuroshja.