Kylie Jenner blen avion privat dhe prona në vlerë 130 milionë dollarë

Pak ditë pas skandalit me statusin e miliarderes, bëhet e ditur se Kylie Jenner ka bërë blerje në shifra marramendëse.

ShowBiz

03/06/2020 08:00

Statusi i miliarderit i Kylie Jenner u hoq nga ajo nga “Forbes” javën e kaluar ndërsa u pretendua se ishte një rrjet gënjeshtrash që rrethon gjendjen e financave të saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Mes akuzave se familja Jenner ‘fryu’ vlerën neto të kopanisë së grimit dhe se ajo në të vërtetë vlen vetëm 900 milionë dollarë, një raport i ri pretendon se Kylie me siguri ka jetuar si një miliardere.

Ylli i reality-shout, 22-vjeçare raportohet se ka shpenzuar mbi 130 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar, duke bërë marrëveshje të shumëfishta të pasurive të patundshme dhe një avion privat në vlera milionëshe.

Aeroplani “Global Express” është është më i madh se “Learjet” dhe mund të fluturojë në distanca më të gjata, sipas “Page Six” çmimi i tij shkon nga 50 deri 70 milionë dollarë.

Për mirëmbajtjen e tij duhen rreth 5 milionë dollarë në vit dhe në aeroportin privat duhet një pistë më e gjatë.

“Page Six” thotë se Kylie bleu avionin privat për ditëlindjen e vajzës së saj, Stormi.

Në prill, Kylie bëri blerjen e një kompleksi të madh turistik në vlerë 36.5 milionë dollarë me pronë në Hiden Hills në vlerë 15 milionë dollarë.

Po ashtu, ajo bleu një pronë në Palm Springs në vlerë 3.25 milionë dollarë.

Ditë më parë, “Forbes” e hoqi Kylien nga lista e miliarderëve, për shkak se pretendon që pasuria e saj është më e vogël nga ajo që e ka deklaruar. /Lajmi.net/