Kylie Jenner bën dedikimin më emocionues për 3-vjetorin e Stormit
Sot feston ditëlindjen vajza e Kylie Jenner.

ShowBiz
Vajza e vetme e Kylie Jenner, Stormi, feston sot 3-vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net.
Kylie Jenner ka sakrifikuar edhe rregullat e anti-COVID-19 duke bërë një udhëtim jasht shtetit për t`ia festuar ditëlindjen asaj.
Familja Kardashian qëndroi në një vilë private në ishujt Turks dhe Caicos duke shijuar kështu ditët e bukura dhe motin e shkëlqyeshëm.
Nënë e bijë u shoqëruan nga Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian, Dream Kardashian, True Thompson, Penelope Disick, North West dhe Chicago West.
i ka bërë një urim shumë të ndjerë vogëlushes së saj në rrjete sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura nga rritja e Stormit, që ju kanë shkrirë zemrat të gjithëve.
“Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjatë oturakun tënd. Të të shihja ty se si provon çdo gjë për herë të parë ka qenë pjesa më e bukur gjatë këtyre viteve të fundit, por në anën tjetër jam e lumtur që mund të të shoh ty të rritesh në vajzën më speciale që unë e di se do të jesh dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që unë e di se do të bësh. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime përgjithmonë”, ka shkruar Kylie në urimin për të voglën e saj./Lajmi.net/
View this post on Instagram