Kylie i bën grimin Kourtneyt teksa i referohen vetes si ‘më të veçantat’ e familjes

Kylie Jenner tashmë është bërë e njohur për biznesin e saj me produkte të bukurisë.

ShowBiz

27/02/2021 18:48

Ylli televiziv tani ka filluar të praktikojë makijazh edhe tek familjarët e saj, duke filluar me babanë, Caitlyn Jenner, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) në kanalin YouTube, Kylie ka shpërndarë një video duke i bërë grim Kourtney Kardashian.

23-vjeçarja padyshim që përdori një pjesë të produkteve të saj, ndërsa edhe bisedat ishin të paevitueshme për to.

Kylie e konsideroi të motrën si më të madhen në familje, derisa qëndron si edhe më të mençurat.

“Unë jam më e vogla, çka na bën të jemi më specialet në familje”, u shpreh bukuroshja brune.

Ndërkaq, dyshja janë parë të kenë raport mjaft të afër, sidomos në paraqitjet e tyre në ‘Keeping Up With The Kardashians’./Lajmi.net/