Ky tifoz s’ka nevojë për fanellë të Drogbas

13:20 | 17 Mars 2014

Drogba

Disa tifozë mendojnë se veshja e fanellës nënkupton fitore për ekipin e tyre të zemrës. E të tjerë, si ky tifoz i Galatasarayt, nuk kanë nevojë fare për fanellë. Fansi fanatik e ka shfaqur dashurinë që ndien për sulmuesin Didier Drogba, duke e rruar në shpinë mbiemrin dhe numrin e yllit nga Bregu i Fildishtë. […]

Disa tifozë mendojnë se veshja e fanellës nënkupton fitore për ekipin e tyre të zemrës. E të tjerë, si ky tifoz i Galatasarayt, nuk kanë nevojë fare për fanellë.

Fansi fanatik e ka shfaqur dashurinë që ndien për sulmuesin Didier Drogba, duke e rruar në shpinë mbiemrin dhe numrin e yllit nga Bregu i Fildishtë.

Megjithatë, kjo ide e tij nuk e ndihmoi shumë gjigantin turk, në barazimin pa gola, 0:0, ndaj Kardemir Karabukspor të premten mbrëma, ndërsa Drogba nuk impresionoi aspak dhe u zëvendësua.

Mirëpo, skuadra e Roberto Mancinit është përqendruar sidomos në duelin e së martës, kur do ta vizitojë stadiumin Stamford Bridge, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Galatasaray është i dyti prapa Fenerbahçes në ligën nacionale, por sezoni i tyre do të përmirësohej nëse e eliminojnë liderin e Premierligës nga Evropa.

Në ndeshjen e parë, Chelsea dhe Galatasaray barazuan në Stamboll, pasi Aurelian Chedjou e anuloi epërsinë e pjesës së parë të krijuar nga Fernando Torres.