Ky tatuazh tregon se ku do të luajë Di Maria në sezonin e ri (FOTO)

Ylli i Manchester Unitedit, Angel Di Maria ka bërë një tatuazh të ri e që duket se e konfirmon të ardhmen e tij.

Sport

21/04/2015 15:01

Angel Di Maria kë bërë një tatuazh me numrin 7, të fanellës së tij në Manchester United, duke konfirmuar dashurinë e tij për klubin nga Old Trafford.

Ylli argjentinas spekulohet me largim nga klubi vetëm një stinor pas transferimit nga Real Madrid për 75 milionë euro.

Mirëpo, ai ka bërë një tatuazh në dorën e tij të majtë ku ka shfaqur numrin 7 të fanellës së tij me Red Devils, e që mund të konsiderohet si konfirmim i qëndrimit të tij në klub.