Ky pritet të jetë transferimi i parë i Arsenalit në verë

Andre Gomes mund të jetë transferimi i parë i Aresenalit në verën e vitit 2019.

Sport

25/04/2019 15:56

Gunners’ janë duke planifikuar të rivalizojnë skuadrën e Evertonit në garën për të nënshkruar me mesfushorin Andre Gomes, përcjell ‘lajmi.net’.

Mesfushori portugez po kalon një sezon të mirë te Everton, ku është i huazuar nga Barcelona.

Skuadra nga ‘Goodison Park’, është e gatshme të nis bisedime me Barcelonën për transferimin e tij të përhershëm në Premierligë.

Por, për Andre Gomes, Evertoni duhet ta fitojë garën me Arsenalin, që duket se ka vendosur të futet seriozisht në garë për 25 vjeçarin.

Përndryshe Andre Gomes ka qenë pjesë e Kombëtares së Portugalisë në triumfin në Kampionatin Evropian në vitin 2016 në Francë./Lajmi.net/