Ky pritet të jetë formacioni i Tottenham sezonin e ardhshëm – Nuk ka Eriksen

Skuadra e Tottenham duket se do të pësojë disa ndryshime në formacion, në kampanjën e ardhshme.

Sport

14/06/2019 23:36

Skuadrës pritet t’i largohen yje si Christian Eriksen, ndoshta edhe Danny Rose, por gjithashtu pritet të afrohen disa emra të njohur.

Sessegnon, Ake, Bruno Fernandes e N’Dombele pritet t’i bashkohen skuadrës londineze gjatë këtij afati kalimtar, përcjell lajmi.net.

Tottenham Hotspur nuk ka transferuar lojtar në dy afatet e fundit kalimtare, dhe tash duket se është koha për lëvizje.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e mundshëm të Spurs për edicionin e ardhshëm, me ndryshimet potenciale. /Lajmi.net/