Ky Pitbull refuzon të vdesë, edhe pse u pre mizorisht në fyt (Foto/Video)

Zjarrfikësit në Dallas të Texasit të SHBA-ve u përballën më shumë se me zjarr, kur iu përgjigjën një thirrje.

Fun

18/01/2016 05:31

Pasi shuan zjarrin, që ishte i qëllimshëm, një qen i llojit Pitbull, femër eci drejt tyre duke iu kërkuar ndihmë.

Pitbulli u shtri afër këmbëve të tyre, duke u parë shumë e lodhur dhe duke dhënë përshtypjen se kishte hequr dorë nga shpresat për jetë, shkruan lajmi.net.

pitbull 1

Kur e panë nga afër, zjarrëfikësit e panë se qafa e saj ishte prerë mizorisht në dy vende. Dyshimet e tyre ishin se kjo është vepër e personit që vuri zjarrin.

Pitbulli nuk ishte vetëm, pasi që kishte edhe një këlysh me vete, i cili, fatmirësisht, nuk u dëmtua.

Zjarrfikësit e dërguan qenin në një veterinari, ku pas 3 orësh operacion ata e shëruan qafën e lënduar.

Kundër të gjitha pritshmërive, ky qen i mrekullueshëm i shpëtoi vdekjes.

pitbull2

Për shkak të forcës së saj, zjarrëfikësit i vënë emrin Khaleesi – një personazh i Game of Thrones, emër që i përshtatet me karakterin e saj.

Gjendja e qenit është e mirë dhe pritet që ajo të shërohet plotësisht. /lajmi.net