Ky person e bën të lumtur Morena Tarakun

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku nuk ngurron asnjëherë t'ia shpreh dashurinë njerëzve të afërm.

ShowBiz

19/03/2019 19:40

Meqë ka raporte mjaft të mira me babain, Taraku në rrjetet sociale shpesh publikon momentet e lumtura me të, shkruan lajmi.net.

E këtë herë, ajo ka hedhur një imazh të babait në llogarinë e saj, Instagram teksa thotë se është “Lumturia e saj”.

Kujtojmë që Morena ka vite që e ka humbur nënën e cila po ashtu ia dedikoi edhe një këngë asaj të titulluar “Lule”.

Ndërkohë, këngëtarja Taraku është zhvendosur në Turqi dhe atje po e kalon të shumtën e kohës. /Lajmi.net/