Ky futbollist i Barcelonës nuk di për humbje ndaj Atleticos

Gerard Pique nuk ka humbur kurrë në karrierën e tij nga Atletico Madrid.

Sport

13/04/2016 16:41

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka luajtur 21 herë ndaj Atletico Madridit, kundërshtarit të sontëm të klubit Blaugran në Ligën e Kampionëve, dhe nuk e ka pësuar asnjë humbje.

Në 21 ndeshjet e zhvilluara ndaj Los Colchoneros, 20 me Barcelonën dhe 1 me Zaragozan, Pique ka fituar në 16 prej tyre dhe ka barazuar 5 herë, përcjellë Lajmi.net nga AS.

Mbetet të shihet nëse kjo statistikë e mbrojtësit spanjoll ndaj skuadrës madriliene do të vazhdojë edhe në ndeshjen e sotme në Vicente Calderon.