Ky klub është favorit për Pogban

Barcelona është klubi që ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sport

29/04/2015 09:27

Paul Pogba është shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në treg.

Mesfushori spekulohet se do të largohet nga Juventus, pas përfundimit të këtij sezoni.

Në ndërkohë, një prej gazetarëve më të famshëm sportiv në Itali, Gianluca di Marzio, ka bërë të ditur se për momentin, Barcelona është klubi që ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e tij.

Gjiganti katalan synon të arrijë marrëveshje me Pogban në fund të këtij sezoni, kurse ai të transferohet në Camp Nou pas skadimit të dënimit të FIFA-s në janar.