Ky ishte urimi special i Barack Obamës për gruan e tij me rastin e ditëlindjes

Michele Obama mbrëmë e ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

18/01/2019 08:02

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, mbrëmë e feston ditëlindjen e saj të 55-ë, shkruan lajmi.net.

Ne mesin e shumë urimeve nga familjarët dhe miqtë e saj, natyrisht se nuk mungoi edhe ai i bashkëshortit, Obamës.

Ish-njeriu më i pushtetshëm në glob urimin për ditëlindjen e partneres së tij vendosi ta bëjë edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku e postoi një fotografi të tyre të mëhershme dhe shkroi: “E kam ditur që nga atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur rreth kësaj – ti je një dhe unike Michelle Obama. Urime ditëlindja“.

Barack dhe Michele ndër vite e kanë dëshmuar se janë ndër çiftet për t’u marrë shembull, për dashurinë që e kanë ndaj njëri-tjetrin, mbi të gjitha respektin.

https://www.instagram.com/p/BsvW9O-A387/?utm_source=ig_embed