Ky ishte lojtari më katastrofal i Chelseas në turpërimin nga Man City

Manchester City e ka turpëruar dje (e diele) Chelsean në Premierligë.

Sport

11/02/2019 09:03

Manchester City e mposhti Chelsean me rezultat, 6:0, në kuadër të javës së 26-të në Premierligë.

Shumë analistë anglez e kanë kritikuar lojtarët e skuadrës londineze, duke komentuar se ajo nuk është futboll, përcjell lajmi.net.

Por, lojtari më i kritikuar i Chelseas ishte, Marcso Alonso, nuk sipas analistëve, ai nuk e meriton të luajë për blutë.

Analistët në Sky Sports kanë thënë se ai nuk ishte në fushë me mendjen e tij, pasi nuk luftonte për top, nuk kishte ndjenja për lojën, nuk kishte krenari, nuk kishte motiv për të bërë më mirë.

Nga e gjithë kjo katrahurë te Chelsea, pritet qëvetëm Maurizio Sarri ta pësoj, duke u shkarkuar. /Lajmi.net/